Konferenca për parlamentarizmin: Përfshirja e grave, parakusht për paqe dhe demokracinë
Lexohet për: 3 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Pjesëmarrja e grave në proceset e paqes dhe sigurisë nuk është thjeshtë një çështje barazie dhe e të qenit i drejtë, por është një gurthemel për arritjen e paqes dhe stabilitetit afatgjatë në vendin tonë, në rajon dhe më gjerë.

Kështu u tha në konferencën rajonale “Parlamentarizmi dhe Rezoluta 1325: Perspektivat nga Ballkani Perëndimor”, derisa u theksua se agjenda për gratë, paqen dhe sigurinë, ndër të tjera qëllim kryesor e ka pozicionimin e grave si partnere të barabarta në të gjitha fushat që lidhen me paqen dhe sigurinë.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani tha se në bosht të historisë së Kosovës, si në kohën e rezistencës paqësore, ashtu edhe gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe të  pasluftës në procesin e ndërtimit të paqes e shtetndërtimit, roli i grave ka shtyrë përpara në mënyrë vendimtare paqen dhe sigurinë në vendin tonë.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Ajo u shpreh e lumtur që Kosova është përzgjedhur si një nga katër vendet në tërë botën në të cilat do te themelohet Qendra rajonale e ekselencës për gratë, paqen dhe sigurinë.

Ndërkaq, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjucfa tha se në prag të 25-vjetorit të miratimit të Rezolutës 1325 nga Kombet e Bashkuara, e cila erdhi si rikonfirmim i rolit të rëndësishëm dhe rritjes së numrit të grave në proceset e paqes e të sigurisë, vlerësoi se është e rëndësishme të flitet për progresin dhe sfidat në përfshirjen e dimensionit gjinor në këto procese.

Konjufca theksoi se përfshirja e grave në procesin e paqes dhe  sigurisë është parakusht për paqe dhe demokraci të qëndrueshme.

Ndër të tjera, i pari i Kuvendit vlerësoi se thelbësorë është pjesëmarrja aktive e grave në çështjet e sigurisë, të drejtësisë dhe në zgjidhjen e konflikteve.

Pavarësisht sfidave evidente, ai konsideron se duhet dhënë vëmendje progresit të shënuar ndër vite dhe përpjekjeve të përbashkëta që gratë dhe vajzat të jenë pjesë e tryezave të diskutimit e të vendimmarrjes.

Ndërkaq, në emër të deputeteve gra në Parlamentin e Kosovës, foli Eliza Hoxha nga Partia Demokratike e Kosovës, e cila tha se Kosova dhe vendet e rajonit kanë përqafuar rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për gratë në paqe dhe siguri.

Hoxha potencoi se Kosova është me fat që në forcën e saj të sigurisë dhe në polici ka shumë gra të zonja të cilat kanë shënuar histori suksesi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024