Komuniteti serb po ndihmohet nga institucionet e Kosovës
Lajme
Lexohet për: 1 min.
466028373_907811631320692_2148441071465004793_n
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Institucionet e Kosovës po ofrojnë ndihmë dhe mbështetje për banorët e komunitetit serb në lagjet veriore në Mitrovicë.

Në ndihmë të tyre kanë dalë Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave, Komuna dhe KEK-u.

Përveç ndihmës, ata kanë ofruar edhe ujë të pijes për qytetarët, pas ndërprerjes së furnizimit si rezultat i shpërthimit të mbrëmshëm në kanalin “Ibër-Lepenc”.

Gjatë ditës ekipet që po ofrojnë ndihmë i ka vizituar edhe ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025