Ndarja buxhetore e Qeverisë për komunat e Kosovës në vitin 2024, ka nxitur reagim nga drejtuesit e komunave të pozitës dhe opozitës. Ndërsa, komuna e Shtimes me kryetarin Qemajl Aliu nga Lëvizja Vetëvendosje kanë vlerësuar se nuk kanë asnjë pa kënaqësi për ndarjen buxhetore. Sipas, kryetarit Aliu, buxheti është ndarë në mënyrë të barabartë për të gjitha komunat dhe se opozita në mungesë të kauzave po merret me buxhetin e Shtimes.
Aliu në një intervistë për KosovaPress, tha se si komunë kanë përkrahje të plotë nga qeverisja qendrore, pasi kanë pas nevojë për shkak se kjo komunë ka mbetur mbrapa në krahasim me komunat e tjera.
Aliu tha se qeverisja paraprake e Shtimes, e udhëhequr nga Partia Demokratike e Kosovës, nuk kanë arritur të realizojë asgjë për komunën, dhe se sot po kujdesen për të penguar zhvillimin e saj.
“Ka kujdestarë të tillë, sidomos deputetët të PDK-së që mirë që e kanë lënë për 20 vite në këtë situatë të pazhvilluar Shtimen, tash kujdesen për të penguar, atëherë kur dikush dëshiron me zhvilluar. Kjo më duket aspak korrekte dhe aspak humane njerëzore, mirëpo qytetarët e Shtimes le të shohin se cilin për veprimin tyre”, shtoi Aliu.
“Për gjendjen në të cilën komuna e Shtimes për nevojat edhe kërkesat që ka ky buxhet është minor dhe i pamjaftueshëm por jemi rrugës të mbarë për të zgjidhur çështje dhe shumë probleme , nuk dua me dal përtej komunë së Shtimes ne jemi të fokusuar por këta kritikoj po nisen nga premisat e tyre sepse këtë standard ata e kanë përdorur jo zyrtarisht kolegët e mi kryetarë e kanë pranuar në tavolina ku takohemi që aq shumë u dhanë qeveritë e kaluara sa që ju kanë shpenzuar rrugët dhe nuk kanë pasur çka me asfaltuar, kjo nuk po ndodhë në qeverinë Kurti edhe pse po tentohet me u etiketuar si e tillë. ... Ka komuna që edhe autostrada kanë shtruar në mes qytete me katër korsi, ndërsa në Komunën e Shtimes ka akoma rrugica ku qytetarët ecin në baltë kjo është pabarazi dhe në emër të kësaj pabarazie normal që kemi mirëkuptimin nga qeveritë edhe të ministrive që të ketë më shumë për Shtimen që së paku të jemi të pabarabartë me komunat përreth me Lipjanin, Suharekë dhe Ferizajn”, tha Aliu.