Komuna e Prishtinës rrit shërbimin e autobusëve për shkak të ndeshjes Kosovë – Turqi
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Komuna e Prishtinës rrit shërbimin e autobusëve për shkak të ndeshjes Kosovë – Turqi
Komuna e Prishtinës ka njoftuar sot se, në prag të ndeshjes vendimtare të futbollit mes Kombëtares së Kosovës dhe të Turqisë, do të rritet frekuenca e nisjeve të linjës së autobusit 1A Aeroport - Prishtinë dhe anasjelltas.
Në bashkëpunim me Trafikun Urban, nisjet shtesë do të ofrohen më 31 mars dhe më 1 prill, për të përballuar rritjen e kërkesës për qarkullim para dhe pas ndeshjes, që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Sipas njoftimit zyrtar, autobusët do të lëvizin çdo një orë, nga ora 06:00 deri në 24:00, si nga aeroporti ashtu edhe nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë.
“Nisjet do të realizohen çdo një orë, nga ora 06:00 deri në 24:00, nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” dhe nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë” – bëhet e ditur në njoftim.
Ndërkohë, ndeshja mes Kosovës dhe Turqisë zhvillohet të martën, në stadiumin “Fadil Vokrri”, nga ora 20:45.
https://www.facebook.com/KryeqytetiPrishtine/posts/pfbid02HqrtNrBet3G4n9VwikuQE9yJEsEZypCSJhSfLb5o5FKNd2eGZ4NjJaNXA8V3cLabl?rdid=W2Rf2QIQhC7O0kYN#
KosovaPress