Komuna e Obiliqit ndan pajisje bujqësore për 120 bujq
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Komuna e Obiliqit ndan pajisje bujqësore për 120 bujq
1 ditë më parë
Linku u kopjua

Komuna e Obiliqit ka ndarë sot pajisje bujqësore si subvencionet për 120 bujq të kësaj komune. Kjo mbështetje për fermerët ka ndodhur në bashkëpunim me ”Islamic Relief Kosova”. Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi tha se qëllim i mbështetjes së bujqve me pajisje bujqësore është lehtësimi i punës së fermerëve për të punuar tokën.  

Kryetari Gashi paralajmëron se nga shkurti i vitit të ardhshëm do të ketë edhe pajisje tjera për fermerët tjerë.

“Duam të lehtësojmë punën fermerëve tonë. Ky është bashkëpunimi i tretë apo i katërt dhe besoj që do të vazhdojmë edhe nga shkurti me fermerë të tjerë. Janë rreth 120 bujq që përfitojnë pajisje të ndryshme, duke filluar nga kultivatorë, freza, stërpikëse dhe pajisje të tjera. Shpresojmë që këto do të jenë në funksion të tyre për lehtësimin e punës së tyre. Janë mbi 100 (mjete)”, tha Gashi.

Ndërsa, përfaqësuesja e ”Islamic Relief Kosova”, Albulena Gashi Hajrullahu u shpreh se kjo organizatë bashkëpunon me 22 komuna të Kosovës, në përkrahje të fermerëve dhe familjeve që janë në zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

“Organizata ”Islamic Relief Kosova” zakonisht bashkëpunon me komunat në përkrahje të fermerëve dhe familjeve që janë në zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Si organizatë kemi ndihmuar shumicën e komunave, ndërsa sot jemi në komunën e Obiliqit. Deri tash i kemi 22 komuna te Kosovës”, u shpreh ajo.

Vlera e këtij subvencionimi është mbi 120 mijë euro.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024