Në mbledhjen e II-të të kuvendit komunal të Deçanit për këtë vit, është diskutuar çështja e pagesës së shujtave ditore, të cilat sipas ligjit paguhen nga buxheti komunal.
Kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj, tha se ky vendim duhet të shfuqizohet për shkak se është vendim që po dëmton buxhetin komunal të Deçanit.
Ndërkaq, në mbledhjen mbajtur sot, komuna e Deçanit ka marrë vendim që të ndajë 20 mijë euro për bashkëfinancim me organizata jo qeveritare në sektorin e bujqësisë.
Drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Rifat Stokaj tha se do të nis një projekt për shpërndarjen e 50 serrave bujqësore për 50 fermerët e Deçanit.
Stokaj tha se nëse ky projekt ka rezultate të mirë të prodhimtarisë, do të nisin edhe projekte të tjera.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...