Komuna e Prishtinës: Vetëm për hyrje në qendër të kryeqytetit do të paguhet deri në dy euro
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Komuna e Prishtinës: Vetëm për hyrje në qendër të kryeqytetit do të paguhet deri në dy euro
Trafiku KP1234
02/06/2026 - 15:39
Linku u kopjua

Komuna e Prishtinës bëri të ditur se për veturat e regjistruara jashtë Prishtinës vetëm për hyrje në qendër të kryeqytetit  do të jetë pagesa deri në dy euro dhe jo 10 euro për secilin qytetar që vjen me veturë në kryeqytet

Drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Inovacionit në Komunën e Prishtinës, Luftar Braha bëri të ditur se në këtë fazë pritet që vetëm zona qendër të ketë një taksë për hyrje të veturave që nuk janë në Prishtinë.

“Taksa keni dëgjuar edhe kryetarin do të jetë 1 euro ose 2 euro. Taksa për kamiona apo autobusa të vjetër që kur i sheh të duket sikur është termoelektrana e KEK-ut me tym në krejt qytetin për ato do të ketë taksa pothuajse ndëshkuese. Për vetura dhe njerëz do të kenë lëvizje të lirë, por thjesht për një zonë të qytetit do të taksohen”, tha drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Inovacionit në Komunën e Prishtinës, Luftar Braha.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026