Komisionit hetimor për rezervën shtetërore dështon të konstituohet për herë të pestë
Lexohet për: 2 min.
385535538_1320373318841798_2974082359999878987_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Për herë të pestë ka dështuar të konstituohet Komisioni Hetimor për rezervat shtetërore. Kjo për shkak mungesës së mazhorancës.

Kryesuesi i këtij komisioni, Rashit Qalaj ka ritheksuar se mungesa e pozitës po i shton këto dyshime për keqpërdorime edhe më shumë.

Qalaj tha se kanë dërguar shkresë tek Zyra Ligjore e Kuvendit, dhe se janë në pritje të përgjigjes se çfarë tutje.

“Siç po e shihni edhe sot po mungojnë pa arsyeje, pa asnjë shpjegim deputetët e partisë në pushtet, LVV-së. Është shqetësuese që një parti që është thirr vazhdimisht ën sundimin e ligjit dhe të drejtën, bllokon iniciativat siç është kjo për konstituimin e Komisionit Hetimor, i cili ka për qëllim hetimin e një çështje të rëndësishme, për dyshimet për keqpërdorimet për rezerva shtetërore në MINT. Mungesa e deputeteve nga LVV i shton këto dyshime edhe më shumë, për shkak se ata nuk vinë ne komision, pasi i frikësohen publikimit dhe daljes në publik të keqpërdorimeve që janë me rezervat shtetërore...06:10 Ne do të vazhdojmë edhe me tutje të bëjmë përpjekje për konstituimin e këtij komisioni, mirëpo në radhë të parë do të presim vendimin nga Zyra Ligjore”, tha Qalaj.

Edhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku ka adresuar ankesa te partia në pushtet.

Sipas saj, kryeministri i vendit, Albin Kurti po urdhëron deputetet të mos marrin pjesë në konstituimin e këtij komisioni.Ankesa ndaj partisë në pushtet pati edhe deputeti nga radhët e AAK, Pal Lekaj.

Ndërkaq, takimi i radhës është vendosur të mbahet enjten nga ora 09:30.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025