Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike i Kosovës, pranohet në ”The International Society of Air Safety Investigators (ISASI)” me seli në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
ISASI është organizata botërore e Hetimeve të Aksidenteve Aeronautike me seli në Washington D.C dhe mbledh hetuesit dhe profesionistet më të mirë të Hetimeve të Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike Civile dhe Ushtarake në një takim të rregullt vjetor.
Kjo organizatë ka mbi 1500 anëtarë, 130 korporata dhe përfaqësim të shteteve.
Sipas një komunikate të Qeverisë, në mbledhjen e bordit të ISASI të mbajtur me 12 janar 2023 KHAIA që përfaqëson Republikën e Kosovës në fushën e Hetimeve të Aksidenteve Ajrore ishte pranuar Corporate Member of ISASI dhe gjatë zhvillimeve të punimeve të mbledhjes vjetore të ”The International Society of Air Safety Investigators (ISASI)” që po mbahet në Nashville, Tennessee në ShBA në një ceremoni zyrtare është ndarë pllaka e pranimit nga Kryetarja e “The International Society of Air Safety Investigators”, znj. Barbara Dunn.