Komisioni i rekomandon Kuvendit shkarkimin e Bordit të KPMM-së
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, me shumicë votash i ka rekomanduar Kuvendit të Kosovës shkarkimin e Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM).

Komisioni me iniciativë të deputetit të Vetëvendosje, Armend Muja ka rekomanduar shkarkimin e Selvete Grajqevci - Pllana kryesuese e Bordit, Gani Maliqi, Gani Kastrati dhe Rozeta Pushkolli Makolli anëtarë.

Ndërsa, një ditë më parë anëtari i pestë i Bordit të KPMM-së, Jahir Gashi ka dhënë dorëheqje.

Fillimisht kryetari i Komisionit parlamentar për Ekonomi, Ferat Shala, ka kërkuar nga anëtarët e këtij komisioni që të tërheqin kërkesën për shkarkimin e Bordit të KPMM-së.

Për shkarkimin e bordit të KPMM-së, kanë votuar deputetët, Mimoza Kusari – Lila, Jeta Statovci, Amend Muja, Gramos Agusholli, Fidan Jilta dhe Driton Hyseni.

Por, në këtë votim nuk morën pjesë kryetari i Komisionit nga radhët e PDK-së, Ferat Shala dhe anëtari i Komisionit nga AAK, Pal Lekaj.

Gjatë shqyrtimit të kërkesës për shkarkimin e Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM), deputeti i Vetëvendosjes Armend Muja me ton të lartë ka qortuar kryesuesen e Bordit të KPMM-së, Selevete Grajqevci – Pllana për faljen, siç thotë ai, të rentës minerare në vlerë prej mbi 9 milionë euro kompanisë “Ferronikel”. 

https://kosovapress.com/admin/akuzohet-deputeti-muja-keni-interesa-personale-per-shkarkimin-e-bordit-te-kpmm-se/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024