KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike
KOMF543215678
03/06/2026 - 21:54
Linku u kopjua

Koalicioni i organizatave joqeveritare për mbrojtjen e fëmijëve KOMF reagoi ndaj përfshirjes  së fëmijët në fushatë zgjedhore, duke i bërë thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të ndërmarrë masat përkatëse.

“Përkundër thirrjeve të KOMF për të mos përfshirë dhe shfrytëzuar fëmijët në aktivitetet e fushatës zgjedhore, subjektet politike po vazhdojnë t’i përfshijnë fëmijët në aktivitete politike.

KOMF rithekson se përfshirja dhe shfrytëzimi i fëmijëve për qëllime politike përbën shkelje të të drejtave të fëmijëve, cenon dinjitetin dhe mirëqenien e tyre, si dhe është në kundërshtim me parimin e interesit më të mirë të fëmijës.

KOMF i bën thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të monitorojë në mënyrë aktive aktivitetet e subjekteve politike dhe, në çdo rast kur konstatohet përfshirja ose shfrytëzimi i fëmijëve në fushatë zgjedhore, të ndërmarrë masat përkatëse në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në reagimin e Koalicionit të organizatave joqeveritare për mbrojtjen e fëmijëve KOMF.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026