Kombëtarja e Kosovës në volejboll nis përgatitjet në Skenderaj për Kampionatin Evropian
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kombëtarja e Kosovës në volejboll nis përgatitjet në Skenderaj për Kampionatin Evropian
New Project (51)
12/05/2026 - 20:31
Linku u kopjua

Kombëtarja A e femrave në volejboll ka nisur zyrtarisht fazën përgatitore në qytetin e Skenderajt, duke u bërë gati për sfidat e rëndësishme në CEV Volleyball European League 2026.

Nën drejtimin e përzgjedhësit Lorik Ilazi dhe stafit të tij, vajzat tona kanë zhvilluar stërvitjet e para me fokus të veçantë në harmonizimin e grupit dhe përgatitjen taktike. Atmosfera në kampin dardan raportohet të jetë mjaft pozitive, me lojtaret që shfaqin angazhim maksimal për të përfaqësuar denjësisht ngjyrat e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Gjatë muajit qershor, Kosovën e pret një kalendar mjaft i ngjeshur me gjithsej gjashtë ndeshje, ku spikat ballafaqimi i parë ndaj Spanjës më 6 qershor.

Pas tyre, vashat tona do të matin forcat me Bosnjën, Greqinë, Portugalinë, Malin e Zi dhe në fund me Hungarinë.

Të gjitha këto takime do të shërbejnë si një test i rëndësishëm për rritjen e performancës së ekipit dhe synimin për rezultate pozitive në kuadër të ligës evropiane.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026