Kombëtarja e Kosovës mposhtë Gjibraltarin 6-0
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kombëtarja e Kosovës mposhtë Gjibraltarin 6-0
ffk
03/03/2026 - 19:52
Linku u kopjua

Kombëtarja e Kosovës në kategorinë e femrave ka dhuruar një spektakël të vërtetë futbolli në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke mposhtur Gjibraltarin me rezultatin e thellë 6:0 në nisje të kualifikueseve për Botërorin 2027.

Ndeshja u dominua totalisht nga Kosova, ku protagonistja kryesore ishte Ereleta Memeti me një gol dhe tre asistime vendimtare. Seria e golave nisi që në minutën e 4-t me Kaltrina Biqkajn, për të vijuar me Sara Sahitin, Modesta Ukën dhe dopietën e Gentiana Fetajt, ndërsa mbrojtja e Gjibraltarit ishte e pafuqishme përballë presionit të vazhdueshëm të sulmit dardan.

Ky triumf i rëndësishëm është komplimentuar menjëherë nga kryetari i FFK-së, Agim Ademi, i cili përmes një postimi u shpreh: "Urime Dardaneve tona! Fitorja bindëse ndaj Gjibraltarit është rezultat i punës së vazhdueshme dhe besimit për sukses."

Ademi përgëzoi lojtaret dhe stafin teknik për seriozitetin e treguar, duke theksuar se kjo fitore shërben si një motiv i madh për sfidën e radhës kundër Kroacisë.

Me këtë fitore 6:0, Kosova dëshmon unitet dhe cilësi, duke u pozicionuar si një forcë pretendente në Ligën C për rrugëtimin drejt Kupës së Botës.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026