Kombëtarja e Kosovës kundër Bosnjës, ka synim kualifkimin e Botërorit 2027
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kombëtarja e Kosovës kundër Bosnjës, ka synim kualifkimin e Botërorit 2027
New Project (3)
18/03/2026 - 19:58
Linku u kopjua

Kombëtarja e Kosovës në hendboll është gati për "betejën" e Tuzllës!

Pas përgatitjeve intensive në Prishtinë, djemtë tanë udhëtojnë nesër në mëngjes drejt Bosnjë-Hercegovinës për të nisur rrugëtimin në raundin e dytë kualifikues për Botërorin 2027.

Nën urdhrat e përzgjedhësit Jesper Ostlund, atmosfera në kampin dardan raportohet të jetë e shkëlqyer para ndeshjes së parë që luhet të enjten në ora 20:00. Por, drama nuk mbaron me aq, pasi menjëherë të dielën në Prishtinë na pret ndeshja e kthimit, ku pritet që përkrahja e publikut të jetë "lojtari i tetë" në fushë.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026