Dalja në votim deri në 09:50 më e madhe se në zgjedhjet e dhjetorit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Dalja në votim deri në 09:50 më e madhe se në zgjedhjet e dhjetorit
Qytetarët e Kosovës sot po i drejtohen kutive të votimit për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 09:49 të drejtën e votës e kanë ushtruar 3.04 për qind, apo 59 mijë e 619 votues nga 1 milion e 959 mijë e 962 qytetarë me të drejtë vote. Ndërsa, pjesëmarrja më në zgjedhjet e 28 dhjetoirit të vitit 2025, ka qen 2,68%.
Aktualisht, komunat të cilat prijnë me dalje të votuesve deri në orën 09:49 janë kryesisht komunat me shumicë serbe, ku në Mitrovicë të Veriut deri në këtë kohë kanë votuar 10.67 për qind, në Zveçan 10.13 për qind, Novobërdë 7.94 për qind, Ranillugë 6.19 për qind e Zubin Potok 6.06 për qind.
Ndërsa, në Prishtinë deri në 09:49 kanë votuar 4.15 për qind apo 9 mijë e 111 qytetarë, e që është edhe komuna me shumicë shqiptare me daljen më të madhe deri në këtë orë.
Pas Prishtinës, komuna me shumicë shqiptare daljen më të madhe deri më tani e ka Fushë Kosova me 3.79 për qind apo 2 mijë e 37 votues nga 53 mijë e 732 sosh.
Kurse, daljen më të vogël deri në ora 09:49 e ka regjistruar komuna e Dragashit me vetëm 1.16 për qind apo 467 votues nga 40 mijë e 340 qytetarë me të drejtë vote.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.