KOK -u bënë kategorizimin e sportit, sportistëve dhe trajnerëve për vitin 2022
Lexohet për: 3 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka publikuar rezultatet e kategorizimit të sportit, sportistëve dhe trajnerëve për vitin 2022-të.
Për gjithë këtë, sekretari i KOK-ut, Besim Aliti tha se komisioni ka bërë një punë voluminoze për të arritur deri në këtë kategorizim, me ç’rast bëi të ditur se për kategorizim janë paraqitur 28 federata, ndërsa tri prej tyre janë të palicensuara e që nuk mund të kategorizohen.
“Nga të gjitha federatat e paraqitura për kategorizim, 38 federata janë të kategorizuara, tre federata që janë të pa licensuara dhe me rregullore nuk kategorizohen do të rekomandohen për mbështetje dhe tri federata kanë mbetur të pa kategorizuara, nga ata dy jo të licensuara dhe një e licensuar. Nga sportistët edhe trajnerët, 28 sportistë janë kategorizuar dhe 19 trajnerë. Do t’i lexojmë më radhë të gjitha kategoritë dhe federata dhe pikët të cilat i takojnë. Federatat në kategorinë A janë më radhë federata me 83 pikë, 35 pilë është Federata e Xhudos. Në renditje, e dyta është Federata e Volejbollit 79.56, Federata e karatesë e treta 78.5, Federata e Hendbollit katër 78.093, Federata e Basketbollit në vendin e pestë 78.05, Federata e Futbollit 76.61. Kategoria B: Federata e Boksit 65.16, Federata e Mundjes 65.14, Federata e Sportit shkollor 64, Federata e Atletikës 62. 61, Federata Skitare 60.75, Federata e Ping Pongut 60.33, Federata e Notit 54.68, Federata e Gjimnastikës 53.03 dhe Federata e Tenisit 51.42. Kategoria C: Federata e Sportit Universitar të Kosovës 49, 64, Federata e Shahut 47.96, Federata e Triatlonit 47.04, Federata e Shenjtarisë 46.88, Federata e Autosportve e 45.55, Federata e Batmintonit 44.82, Federata e Çiklizmit 44.04, Federata e Bjeshkatarisë 43,55, Federata e Ragbit 42.29, Federata e Tekfandos 40,28, Federata e Shigjetarisë 39.82, Federata e Bodubulding 39.41, Federata e Kajakimit 38.76, Federata e Kajakimit 38.76, Federata e Golfit 34.97, Federata e Bovlingut 32.54, Federata e Aranoutikës 32.16 dhe kategoria D: Federatta e Motoçiklizmit 28.28, Federata e Sportit të Punëtorve 28.41, Federata e Kiboksit 27.77, Federata e Maitai 27.23, Federata e Bilarods 24.02, Federata e Pikados 21.09 dhe Federata e Mnigofit 17, 78”, tha Haliti.
Ndërkohë KOK-u po ashtu ka bërë edhe kategorizimin e 28 sportistëve dhe 19 trajnerëve që renditen si në listat e mëposhtme:
Kjo është lista e sportistëve të kategorizuar nga KOK-u:
Distria Krasniqi – xhudo – 100 pikë
Nora Gjakova – xhudo – 100 pikë
Majlinda Kelmendi – xhudo – 60 pikë
Loriana Kuka – xhudo – 60 pikë
Akil Gjakova – xhudo – 60 pikë
Erza Muminoviq – xhudo – 30 pikë
Flaka Loxha – xhudo – 30 pikë
Laura Fazliu – xhudo – 30 pikë
Herolind Nishevci – karate – 40 pikë
Kushtrim Bajraktaraj – bodybuilding – 35 pikë
Egzon Shala – mundje – 35 pikë
Muhamet Ramadani – atletikë – 30 pikë
Fortesa Orana – karate – 25 pikë
Patriot Behrami – boks – 25 pikë
Albulena Gërvalla – karate – 20 pikë
Benjamin Shabani – karate – 20 pikë
Shpejtim Bajoku – boks – 20 pikë
Vesa Ibrahimi – karate – 20 pikë
Granit Kuleta – bodybuilding – 20 pikë
Albinot Selmani – karate – 12.5 pikë
Nderim Saraqi – shah – 15 pikë
Besart Pireva – boks – 10 pikë
Betim Maliqi – karate – 10 pikë
Dren Ibrahimi – karate – 10 pikë
Endrit Shaqiri – karate – 10 pikë
Diellza Sejdijaj – karate – 10 pikë
Denis Bllaca – taekëondo – 6.25 pikë
Behije Mustafa – karate – 5 pikë
Ndërkaq, më poshtë mund të gjeni edhe listën e trajnerëve të kategorizuar nga KOK-U.