KOK-u bëhet me këshilltar për marrëdhënie ndërkombëtare
Sport
Lexohet për: 1 min.
KOK1
1 ditë më parë
Linku u kopjua

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) në mbledhjen e parë të ciklit olimpik 2021 – 2025 ka votuar unanimisht propozimin e presidentit Ismet Krasniqi për emërimin e Astrit HasaniT, këshilltar i KOK-ut për marrëdhënie ndërkombëtare

Hasani, ish-kryetar i Federatës së Peshëngritjes së Kosovës, është arkëtar (thesar) dhe anëtar i Bordit Ekzekutiv të Federatës Evropiane të Peshëngritjes që nga viti 2016. Momentalisht është  kandidat për president të Federatës Evropiane të Peshëngritjes me mbështetje të plotë nga KOK-u.

Krahas tyre, Hasanit i ishte besuar pozita e CEO-së për organizimin e Kongresit Zgjedhor të Federatës Botërore të Peshëngritjes, të mbajtur në vitin 2022 në Tiranë të Shqipërisë, organizim që më vonë organizata “Albanian Excellence” i dha çmimin “The Grand Excellence Aëard”.

Po ashtu, për shkak të kontributit në peshëngritjen evropiane, vitin e kaluar në Varshavë të Polonisë në Kongresin Evropian, pranoi çmimin e madh evropian “Ylli i Artë”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025