Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka nisur organizmin e Javës Olimpike 2026, e cila do të shënohet me një sërë aktivitetesh sportive dhe promovuese në vend.
Java Olimpike nisi sot dhe do të zgjasë deri më 6 qershor. Në kuadër të saj do të zhvillohen aktivitete të ndryshme me qëllim të promovimit të sportit, vlerave olimpike dhe jetës aktive.
Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, theksoi se fokusi kryesor mbetet te fëmijët dhe masivizimi i sportit. Ai bëri të ditur se në këtë nismë janë përfshirë rreth 26 komuna në mbarë vendin, me synimin e qartë për të formuar një shoqëri më aktive dhe të shëndetshme, duke i inkurajuar të rinjtë që të merren sa më shumë me aktivitete fizike.
“falënderoj të gjitha komunat e Kosovës, sepse në këtë aktivitet marrin pjesë rreth 26 komuna në mbarë Kosovën, dhe me siguri që të gjithë fëmijët e Kosovës do të kenë mundësi që të marrin pjesë në këto aktivitete gjatë Javës Olimpike. Dita kryesore e kësaj jave është 4 qershori, ku do të jetë një aktivitet edhe më i madh në Prishtinë, ku do të ketë fëmijë të moshave 6 dhe 7 vjeç nga e gjithë Kosova dhe do të jetë një vrapim i përbashkët”, tha Krasniqi.“E dini që kryeqyteti e ka një fokus të veçantë tash në aspektin e sportit sepse jemi edhe në proces të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare të vitit 2030, ku Prishtina është nikoqire. Kështu që kemi përshpejtuar intensitetin e krijimit të hapësirave sportive në bashkëpunim edhe me Komitetin Olimpik, me federatat e ndryshme dhe Ministrinë e Sportit. Prandaj jam i gëzuar që jemi këtu së bashku dhe po i shtyjmë proceset përpara për të mirën e të rinjve tanë. Mbesim të përkushtuar në investime shtesë”, deklaroi Rama.
Nga ana tjetër, Halil Sylejmani, kreu i Komisionit Organizativ dhe i Federatës së Atletikës, zbuloi surprizën e madhe: më 4 qershor, mbi 1000 nxënës të moshave 6 dhe 7 vjeç do të pushtojnë qendrën e Prishtinës për një vrapim masiv, duke e kthyer kryeqytetin në një "festival" të vërtetë të sportit dhe rinisë.