KOK hap aplikimet për programin “Trajner Sportiv”
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
KOK hap aplikimet për programin “Trajner Sportiv”
New Project - 2026-07-01T154437.465
01/07/2026 - 16:16
Linku u kopjua

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), përmes Akademisë Olimpike të Kosovës, ka hapur zyrtarisht thirrjen për aplikime në gjeneratën e tretë të programit edukues “Trajner Sportiv”, i cili është i dedikuar për trajnerët e federatave sportive në Republikën e Kosovës.

Programi zgjat një vit dhe ofron certifikim kombëtar profesional me 60 kredi ECVET, me synimin për të përgatitur trajnerë të kualifikuar me njohuri moderne në fushat e sportit, etikës, teknologjisë dhe menaxhimit sportiv.

Përveç pjesës teorike, pjesëmarrësit do të zhvillojnë edhe aftësi praktike për punë në klube dhe organizata sportive.

Afati i fundit për aplikim është 16 gusht 2026, ndërsa programi do të nisë më 1 tetor 2026. Programi është plotësisht falas dhe financohet nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Aplikimet mund të dorëzohen përmes postës elektronike në [email protected] ose fizikisht në zyrat e Akademisë Olimpike të Kosovës. Për më shumë informacione dhe formularin e aplikimit, kandidatët mund t’i referohen njoftimit zyrtar të KOK-ut.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026