KOK dhe MKRS marrin hapa konkret kundër diskriminimit të sportistëve në arenën ndërkombëtare
Sport
Lexohet për: 2 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Komiteti Olimpik i Kosovës ka organizuar sot punëtorinë për luftën kundër diskriminimit në sport, përkatësisht diskriminimit të sportistëve dhe federatave sportive kosovare në arenën ndërkombëtare..

Në këtë punëtori është bërë e ditur se qëllimi i saj është hartimi i një manuali që ka të bëjë me diskriminimin e sportistëve tanë në arenën ndërkombëtare.

Përfaqësuesja e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në këtë tryezë, Afërdita Fazliu ka thënë për KosovaPress se ndër vite sportistët kosovar janë diskriminuar në forma të ndryshme në evente ndërkombëtare sportive, andaj reagimi ndaj kësaj dukurie është shumë i nevojshëm.

Ndërsa, Blerina Imeri nga Departamenti Ligjor i Komitetit Olimpik të Kosovës tha se Kosova është ndër vendet e para që ka marr një iniciativë të tillë.

Sipas Imerit, ky manual do të parashoh afate kohore për të reaguar në parandalimin dukurisë së diskriminimit.

Në këtë punëtori u vu në pah fakti se ndër vitet shumë sportistë dhe federata janë diskriminuar duke u penguar të marrin pjesë në evente ndërkombëtare sportive për shkak të problemeve politike, telashet me viza si dhe çështje të tjera.

Në këtë punëtori ligjërues është avokati për çështje sportive nga Italia, Salvatore Civale.

Si është cilësia në arsim nëpër shkolla e fakultete?
E mirë
Mesatare
E dobët
Voto
87
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024