Komisioni ministror po paraqet pengesa sa i përket vërtetimeve të sponsorizimit, sipas veteranëve të futbollit dhe përfaqësuesve të klubeve kosovare.
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi priti sot në seli përfaqësues te klubeve dhe veteranë të futbollit, raporton KosovaPress.
Përkundër licencimit të klubeve të tyre, përfaqësuesit paraqitën vërejtje të shumta që po u bëhen klubeve të tyre për vërtetimin e sponsorizimit.
“Presidenti Ademi tha se shqetësimet e klubeve janë edhe brengë e FFK-së, ku padrejtësisht dhe qëllimisht po bëhen pengesa të vërtetimit të sponsorizimit. Ai bëri me dije se këtë çështje e ka ngritur deri në zyrën e ministrit dhe sigurisht që shumë shpejt do të zhbllokohet kjo çështje nga njerëz që mundohen t’i japin rëndësi vetes, duke keqpërdorur pozitat shtetërore.