KOK dhe ICMG nisin projektin katërvjeçar për barazinë gjinore në sport
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
KOK dhe ICMG nisin projektin katërvjeçar për barazinë gjinore në sport
kok
01/03/2026 - 16:39
Linku u kopjua

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka qenë ka mbajtur një takim të rëndësishëm me Komisionin e Grave në Sport të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG).

Qëllimi i këtij takimi ishte lansimi i projektit të ri katërvjeçar (2026–2030) për krijimin e një baze të të dhënave mbi barazinë gjinore në të gjitha vendet anëtare të ICMG-së. Takimi nisi me një minutë heshtje për të nderuar ish-presidentin e ICMG-së, Davide Tizzano, i cili u nda nga jeta në dhjetor të vitit të kaluar.

Në këtë takim morën pjesë krerët e KOK-ut, Ismet Krasniqi dhe Besim Aliti, si dhe sekretari i përgjithshëm i ICMG-së, Iakovos Filippousis. Rejhan Halili, zëvendëspresidente e komisionit, theksoi se ky projekt synon forcimin e rolit të grave në sport në të gjithë rajonin mesdhetar. Përveç bashkëpunimit për projektin, sekretari Filippousis shfrytëzoi rastin për të ftuar zyrtarisht drejtuesit e KOK-ut për pjesëmarrje në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026