Koha kur agjenti i Yaya Toures kishte bërë parashikim të frikshëm për Guardiolan
Lexohet për: 2 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Manchester City është eliminuar sërish nga Liga e Kampionëve në fazën gjysmëfinale të saj pasi është mposhtur nga Real Madridi me rezultat të përgjithshëm 6-5 nga të dy ndeshjet.

Përkundër se në skuadrën e tij ka lojtarë që vlejnë miliona euro, ish-trajneri i Barcelonës vazhdon të dështojë në garën më prestigjoze evropiane në nivel të klubeve, transmeton KosovaPress.

Qa Guardiola nuk do ta fitojë edhe njëherë trofeun e Ligës së Kampionëve, e kishte parashikuar agjenti i ish- mesfushorit të Manchester Cityt, Yaya Toure, lojtar me të cilin Guardiola kishte pasur disa probleme.

Për situatën e krijuar në atë kohë, agjenti i Toures Dimitry Seluk kishte deklaruar se Pep Guardiola ka probleme me të gjithë lojtarët afrikanë dhe se për shkak të saj ai është mallkuar nga populli atje dhe si rezultat ai nuk do t’ia dal të fitojë këtë trofe.

"Ai e ktheu të gjithë Afrikën kundër vetes. Jam i sigurt se shumë shamanë afrikanë në të ardhmen nuk do ta lejojnë Guardiolën të fitojë Ligën e Kampionëve. Kjo do të jetë për Guardiolën një mallkim afrikan. Jeta do të tregojë nëse kam të drejtë apo jo", kishte deklaruar Seluk në vitin 2018.

Ndryshe City pas eliminimit nga Liga e Kampionëve tani do të përqendrohet me të gjitha forcat për ta fituar titullin e Premier Ligës, aty ku po lufton kokë më kokë me Liverpoolin.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024