Koalicioni AAK-Nisma dorëzon listën në KQZ
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Koalicioni AAK-Nisma dorëzon listën në KQZ
Foto Arkivë
4 javë më parë
Linku u kopjua

Lista e Koalicionit AAK - Nisma Socialdemokrate - Konservatorët - E30 dhe Ideal, ka dorëzuar listën e kandidatëve për deputet në garën e 9 shkurtit.

Në njoftimin në Facebook thuhet se koalicioni ka për kandidatë njerëz të devotshëm, gra dhe burra të dëshmuar, jo vetëm në përcaktimin e tyre për shtet e familje por edhe me përgatitje të admirueshme profesionale, si oferta më e mirë për Kosovën.

Me politikanë me përvojë, pjesëtarë nga shoqëria civile, njerëz të dëshmuar në udhëheqje e në sektorë jetikë për vendin, janë garancia më e fortë e përfaqësimit të zërit të qytetarit në Kuvendin e Kosovës.

Të fokusuar në cilësinë e një përfaqësimi sa më dinjitoz, gjinor, rajonal e sektorial, Lista e Koalicionit të udhëhequr nga kandidati për kryeministër dhe bartës i listës, Ramush Haradinaj, është Listë për Kosovën Fituese.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025