Klubi Inter Miami i vendos emrin e Lionel Messi stadiumit të ri
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Klubi Inter Miami i vendos emrin e Lionel Messi stadiumit të ri
messi foto
27/03/2026 - 18:50
Linku u kopjua

Klubi amerikan Inter Miami CF ka bërë një tjetër hap simbolik në nder të kapitenit të tij, Lionel Messi, duke prezantuar zyrtarisht tribunën “Leo Messi Stand” në stadiumin e ri të skuadrës.

Tribuna do të jetë pjesë e stadiumit modern “Nu Stadium”, i cili do të inaugurohet më katër prill 2026 dhe do të ketë një kapacitet prej rreth 26,700 spektatorësh.

Sipas klubit, kjo tribunë është një mënyrë për të vlerësuar ndikimin e jashtëzakonshëm që Messi ka pasur që nga ardhja e tij në vitin 2023. Argjentinasi jo vetëm që ka ngritur nivelin sportiv të ekipit, por ka ndikuar fuqishëm edhe në rritjen e popullaritetit të klubit dhe të ligës MLS në nivel global.

“Messi mbërriti fillimisht në Floridën Jugore në verën e vitit 2023, duke nisur një epokë suksesi për Klubin. Ai ishte çelësi në drejtimin e Inter Miamit drejt katër trofeve të parë historikë, duke fituar Kupën e Ligës 2023, Mburoja e Mbështetësve të MLS 2024, titullin e Konferencës Lindore 2025 dhe Kupën MLS 2025” – shkroi klubi Inter Miami CF.

Ndërkohë “Leo Messi Stand” do të përfshijë disa sektorë të tribunave të poshtme dhe të sipërme të stadiumit, duke u bërë një nga elementët kryesorë identifikues të arenës së re të Inter Miami.

Messi qëndron si lideri i klubit në karrierë për gola dhe asiste, duke regjistruar 82 gola dhe 53 asiste në 94 paraqitje në të gjitha garat.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026