Klubi i Boksit “AP Peja” organizon turneun tradicional “Epopeja e Dukagjinit”
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Klubi i Boksit “AP Peja” organizon turneun tradicional “Epopeja e Dukagjinit”
boks foto
21/03/2026 - 19:35
Linku u kopjua

Në kuadër të aktiviteteve të parapara me kalendarin zyrtar për vitin 2026, Klubi i Boksit “AP Peja” organizoi sot më 21 mars, turneun tradicional të boksit “Epopeja e Dukagjinit”, një aktivitet që promovon sportin dhe talentet e reja në Kosovë.

Evenimenti nisi me homazhe në Kompleksin e Varrezave në Gllogjan nga ora 11:00 deri në 12:00, ndërsa turneu filloi në ora 13:00. Turneu ishte i hapur për të gjitha grupmoshat dhe ofroi 14 duele shumë interesante, ku boksierë nga klube të ndryshme të Kosovës u përballën në ring, duke krijuar një atmosferë sportive dhe emocionuese.

Pas përfundimit të dueleve, juria shpalli më të dalluarit e turneut:

Boksieri më i mirë: Riad Alimusaj - K.B. “AP Peja”

Lexo po ashtu
Parashikimi i motit
Tekniku më i mirë: Jonuz Kastrati - K.B. “Gjakova 137”

Çifti më luftarak: Lindon Shala - K.B. “Besa” Pejë dhe Erdi Aliu – K.B. “Dardanët” Prishtinë

Boksieri më perspektiv: Lendri Gashi - K.B. “Fushë Kosova”

Gjatë aktivitetit u ndanë mirënjohje dhe medalje për boksierët, për klubet pjesëmarrëse, për Komunën e Pejës dhe për personalitete të shquara që kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në sport.

Turneu “Epopeja e Dukagjinit” vazhdon të jetë një ngjarje e rëndësishme për promovimin e boksit dhe zhvillimin e sportistëve të rinj në Kosovë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026