Klubi gjerman humb 6:0, tifozi “rreshton” lojtarët në fushë pas takimit
Lexohet për: 1 min.
f32f32
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Pas 24 xhirove në Bundesligë, skuadra e futbollit Darmstadt është në pozitën më të pafavorshme në renditje.

Ajo ka vetëm dy fitore dhe 13 pikë në vendin e fundit të tabelës dhe pothuajse ka humbur shanset për të mbetur në rangun më të fortë të futbollit gjerman.

Në ndeshjen e djeshme, Darmstadt pësoi sërish humbje të rëndë - 6:0 ndaj Augsburgut, një skuadër nga mesi i renditjes së Bundesligës. Qysh në minutën e 29-të të ndeshjes, mysafirët shënuan golin e pestë, me faktin se i pari nuk ishte as dy minuta larg.

Skena të pabesueshme janë parë pas ndeshjes. Lojtarët e Darmstadt duhej të rreshtoheshin dhe të dëgjonin “leksionin” e një tifozi. Qëllimi i tij ishte të mbështeste ekipin në luftën për mbijetesë, por nuk ishte e lehtë për lojtarët që ta dëgjonin. Megjithatë, në fund të gjithë e përcollën me duartrokitje.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025