Klopp merr lajme fantastike, dy yje i rikthehen stërvitjeve
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Virgil van Dijk dhe Roberto Firmino i kanë dhënë trajnerit të Liverpoolit, Jurgen Klopp, një gëzim të madh, teksa u panë që janë rikthyer ushtrimeve në terrenin stërvitor.

Dyshja u panë të dy duke buzëqeshur jashtë në Qendrën e Stërvitore AXA pasditen e sotme, teksa vazhdojnë të rikuperohen nga lëndimet përkatëse, raporton KosovaPress.

Van Dijk nuk është paraqitur për Liverpoolin që nga një lëndim në muskul kundër Brentfordit muajin e kaluar, ndërsa sulmuesi brazilian pësoi një lëndim gjatë kampit stërvitor në Dubai.

Përplasja e “Të Kuqve” kundër Wolverhamptonit në Premier Ligë të shtunën, ndoshta do të vijë shumë shpejt për të dy yjet, por ata mund të kthehen në të ardhmen e afër për të lehtësuar krizën e vazhdueshme të lëndimeve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024