Kur kanë mbetur 3/4 javë deri në fillimin e sezonit të ri të Premier Ligës, skuadrat po e shfrytëzojnë merkaton për tu përforcuar me lojtarë.
Njëra nga këto skuadra është edhe Liverpooli, i cili fillimisht largoi lojtarët si Keita, Milner, Oxlade-Chamberlain e Roberto Firmino, ndërsa tani thuhet se pranë largimit janë edhe Jordan Henderson e Fabinho, raporton KosovaPress.
Por, si duket Klopp nuk është i kënaqur me vetëm këto dy prurjet e reja, dhe këtë gjë ua ka bërë të qartë pronarëve të Liverpoolit.
“Ne kemi diku edhe 3/4 ditë deri te ndeshja e parë (e sezonit), duhet të ndodhin disa gjëra deri atëherë. Sigurisht. Do të ndodhin, dhe ne do të kemi një skuadër të mirë. Besoni në ne. Ne do të bëjmë më të mirën tonë që të kemi një sezon që nuk do ta harrojmë kurrë”, tha Klopp.