Klitschko: Zelensky rrezikon vetëvrasjen politike
Lexohet për: 1 min.
fwqfwqf
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryebashkiaku i Kievit Vitaliy Klitschko ka paralajmëruar se presidenti Volodymr Zelensky do të përballet me një periudhë shumë të vështirë në muajt e ardhshëm.

Klitschko për gazetën italiane Corriere della Sera, tha se presidenti ukrainas do të duhet të merr vendime të vështira që mund të çojnë në "vetëvrasje politike".

Sipas tij, Zelensky mund të duhet të thërrasë një referendum në Ukrainë nëse ka një kompromis territorial me Rusinë.

"A do të duhet të vazhdojnë luftën me vdekje dhe shkatërrime të reja apo të marrin në konsideratë mundësinë e një kompromisi territorial me Putin? Çfarëdo lëvizje që ai të bëjë, presidenti ynë rrezikon vetëvrasjen politike. Le të jemi të sinqertë, ne duhet ta fitojmë luftën, por situata po bëhet gjithnjë e më e vështirë. Kjo varet nga ndihma që vjen nga aleatët. Do të ishte një makth nëse ne duhet të luftojmë edhe dy vjet të tjerë”, tha Klitschko.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024