Klinaku: Politikani i Kosovës që merr anë për zgjedhjet në SHBA, e ka për qëllime personale
Lexohet për: 1 min.
klinakuu
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Ushtruesi i Detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Faton Klinaku, ka theksuar se një politikan i Kosovës që merr anë në zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas tij ‘e ka për qëllime personale’.

Klinaku këtë reagim e ka bërë në Facebook, pas pjesëmarrjes së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Konventën e Demokratëve në Amerikë.

“Politikani i Kosovës që merr anë për zgjedhjet në Amerikë, e ka për qëllime të tij personale. Shqiptarët që jetojnë atje duhet që të mos e dëgjojnë atë, por ta shohin vetëm interesin e tyre”, ka shkruar Klinaku në Facebook.

Ndryshe, kryeministri Albin Kurti, është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara, i cili ka marrë pjesë në Konventën Kombëtare Demokratike në Çikago.

https://kosovapress.com/hoti-kritikon-kurtin-vendi-nen-sanksione-e-kercenime-nga-shba

https://kosovapress.com/haxhiu-i-pdk-se-fotoja-e-kurtit-tregon-pozicionin-e-tij-me-shba-te-qendron-ne-rreshtat-e-fundit

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024