Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti ia ka kujtuar kryeministrit të vendit, Albin Kurti se e ka vendin nën sanksione për më shumë se një vit dhe sipas tij, ka marrë "kërcënime" nga aleati kryesor, SHBA, në rast se qeveria e tij me veprime të pakoordinuara i rrezikon ushtarët amerikan.
Ish-kryeministri Hoti ka shkruar në Facebook se ka kohë që Kurtin askush nuk e pret në administratën amerikane në nivele që duhet pritur një kryeministër.
Ai më tj ka shkruar se “Por ky shkon në konventën e demokratëve dhe në ndërkohë takon pjesëtarë të komunitetit tonë atje dhe u tregon dogmat e tij që nuk i beson askush për zhvillim në Kosovë, kur faktet flasin se korrupsioni ka lulëzuar si kurrë më parë, kur standardi i jetës ka rënë, kur 200 mijë të rinj e të reja fuqi punëtore kanë emigruar, kur investimet e jashtme janë vetëm blerjet e banesave nga mërgata jonë”.