Qytetarët e Ulqinit dhe Beranës sot po zgjedhin përfaqësuesit e tyre në asambletë lokale. Në këto dy komuna të drejtë vote kanë rreth 37.3 mijë qytetarë. Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 dhe do të votohet deri në orën 20:00.
Sipas KKZ-së pjesëmarrja e votuesve deri në orën 19:00 në Ulqin ishte 50.15 për qind. Kryetari i Komisionit Komunal të Zgjedhjeve të Ulqinit, Vlado Filipoviq, ka thënë për agjencinë MINA se dita e zgjedhjeve ka qenë e qetë sipas rregullave.
Në zgjedhjet lokale në Berane deri në orën 19:00 kanë votuar 60.68 për qind e qytetarëve.
Anëtarja e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve Jadranka Tmusic tha për agjencinë MINA se procesi zgjedhor po ecën pa parregullsi dhe në rregull. Ajo tha se një ankesë që kanë marrë ishte e natyrës teknike dhe nuk do të ndikonte në procesin zgjedhor.
Tetë lista zgjedhore marrin pjesë në zgjedhjet në Berane. Në garën zgjedhore do të ketë koalicion Për të Ardhmen e Beranës, Demokratët, Partia Popullore Socialiste, Mali i Zi i Bashkuar, Beranë Tani, Berane ka një alternativë, Po për Beranën dhe Malin e Zi dhe Prava Crna Gora. Të drejtë vote në Berane kanë 23.535 votues.