Kjo është letra e Borrellit me kushtet për Kurtin
Lexohet për: 2 min.
Borrell foto
1 vit më parë
Linku u kopjua

Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për planin pesë pikësh për uljen e tensioneve në veri.

Borrell ka thënë se një takim i ri në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi nuk mund të organizohet para se Kosova të ndërmarrë hapa për të shtensionuar situatën.

“Siç e dini, unë jam i gatshëm të ftoj një takim të nivelit të lartë me ju dhe presidentin Vuçiq, me parakushtin që ju të jeni i gatshëm të ndërmerrni fillimisht hapat e nevojshëm për shtensionim dhe të hapni rrugë për zgjedhjet e reja”, ka thënë Borrell në letrën e publikuar nga zëdhënësi i BE-së.

https://kosovapress.com/admin/%E2%80%8Bplani-5-pikesh-per-shtensionin-ne-veri-kurti-brukseli-ta-vleresoje-gatishmerine-tone/?fbclid=IwAR0wMctsEdZ17uRA5VB1atOxHzwUq1HIj6CyiPkgf7lHBGLp0ytqRdPqcXU

Ai ka thënë se nuk mund të ketë përparim në normalizimin e raporteve derisa “ne merremi me menaxhimin e krizave”.

“27 shtetet e BE-së, por edhe SHBA-të, kanë investuar shumë në procesin e normalizimit dhe ne duam të shohim që ky proces lëvizë përpara. Andaj, shtensionimi i situatës nevojitet të ndodhë menjëherë. Nëse jeni i gatshëm të ndërmerrni hapat e nevojshëm, një takim i ri mund të organizohet shpejt”, ka thënë Borrell në letrën drejtuar Kurtit.

Gjithashtu Borrell ka kërkuar që kryetarët e rinj shqiptar në veri të Kosovës të mos punojnë në objektet komunale, si dhe tërheqjen e Policisë së Kosovës nga afërsia e ndërtesave.

Ai ka theksuar nevojën e mbajtjeve të zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore.

“Paralelisht ne po i kërkojmë Serbisë të tërheqë elementet radikale nga ato zona”, ka thënë ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024