Kjo është gjendja shëndetësore e Stivi Frashërit pasi u sulmua fizikisht nga tifozët e Gjilanit
Lexohet për: 1 min.
stivi Frasheri
2 vite më parë
Linku u kopjua

Portieri i Ballkani Stivi Frashëri po vazhdon të qëndrojë në spitalin e Gjilanit pasi u sulmua fizikisht nga tifozët e Gjilanit gjatë derbit ndërmjet Gjilanit dhe Ballkani, e vlefshme për xhiron e 27-të në Superligën e Kosovës.

Gjithçka ndodhi në sekondat e fundit të ndeshjes kur u shënua goli i barazimit 1-1 nga portieri i Gjilani Enea Koliqi me ç’rast tifozët vendas zbarkuan në fushë dhe sulmuan Frashërin, raporton KosovaPress.

Nga spitali i Gjilanit tashmë kanë konfirmuar se Frashëri është jashtë rrezikut për jetë dhe se po vazhdon të trajtohet.

Për këtë incident kanë reaguar edhe tifozët e Ballkani të njohur si “Xhebrailat” të cilët kanë thënë se një gjest i tillë nuk i ka hije asnjë tifozerie.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025