Kjo është data e propozuar nga Lumir Abdixhiku për mbajtjen e zgjedhjeve
Lexohet për: 2 min.
1-.-Lumir-Abdixhiku-LDK-Konferenca-2022-2-of-9-2
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është deklaruar pas takimit konsultativ me presidentin e vendit Vjosa Osmani për të caktuar datën e zgjedhjeve të rregullta.

I pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se sipas afateve kushtetuese, konsultimet për datën e zgjedhjeve nisin nga 26 korriku; vetëm 3 javë larg datave të darkave joformale.

“Ky fakt, në vete, e bën, edhe një herë, përpjekjen e shpërbërjes së Kuvendit e kështu të heqjes së përgjegjësisë nga Qeveria populliste krejt të panevojshëm dhe të dëmshëm”, ka shkruar Lumir Abdixhiku.

Abdixhiku, ka shkruar se në takim prezent ishin 13 parti të përfaqësuara në Parlamentin e Kosovës. Në takimin e thirrur nga Presidentja nuk morën pjesë Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe.

Njëjtë si kryetari Memli Krasniqi, Ramush Haradinaj, edhe Lumir Abdixhiku ka propozuar 26 janarin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve

“Meqë, sipas përcaktimeve të afateve kushtetuese, në dispozicion na u ofruan katër data, ato të 26 janarit, 2 shkurtit, 9 shkurtit e 16 shkurtit; dhe në vijë me bindjet politike të Lidhjes Demokratike – se vendit i duhet sa më parë një Qeveri e re, që parandalon zhbërjen e shtetit, shëron polarizimin shoqëror, rikthen orientimin pro-perëndimor e fokusohet në zhvillim e mirëqenie qytetare, propozova datën 26 janar 2025 si datë të zgjedhjeve të ardhshme”, ka shkruar ndë rtë tjera kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ndërsa, ka thënë se zgjedhjet për LDK-në janë gjithmonë festë

“Si manifestim i demokracisë, si rikthim tek qytetari, si vlerë e shtetit tonë të ri, ato na vijnë në një moment kritik të vendit, të gjeneratave të tashme dhe atyre që vijnë. Prandaj dhe përbashkimi i së djathtës sot është thirrje për shpëtim”, ka shkruar në fund Lumir Abdixhiku.

https://kosovapress.com/kryetari-pdk-se-propozon-kete-date-per-mbajtjen-e-zgjedhjeve

https://kosovapress.com/aak-propozon-kete-date-per-mbajtjen-e-zgjedhjeve

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024