Një fqinje e familjes së 5-vjeçarit nga komuna e Lipjanit që u keqtrajtua nga prindërit tregon se A.K. dhe V.P. gjithmonë kishin ushtruar dhunë fizike ndaj shtatë fëmijëve të tyre.
Ajo thotë se kjo familje është e njohur për organet e rendit për shkak të problemeve të shumta.
“Kanë pasur probleme këta gjithë prej që jemi 10 vjet këtu…Edhe këtë fëmijë që e kanë bërë ashtu e kemi parë e ka pasur në dorë, veç në dorë e kanë mbajtur, kanë dalë, kanë shkuar në shitore… duke ecur nuk e kemi parë kurrë se kanë thanë se nuk e kanë qitur jashtë po e kanë qitur jashtë unë e kam parë”, tha ajo.
“I ka rrahur gjithë edhe deri në 12 të natës ata kanë bërtitur, gjithë i kam dëgjuar edhe gjithë më ka ardhur gjynah prej tyre se ata nuk kanë faj, këta dy nuk janë mirë asnjëri… nuk kemi guxuar se janë të rrezikshëm”, thotë ajo.
Banorja e fshatit Janjevë tregon se shpesh fëmijët e kësaj familjeje i shihte në rrugë duke luajtur.
“Shumë janë ardhur shpesh, kanë ardhur edhe të psikiatrisë. Kanë ardhur shpesh, ka ndodhur çdo dy javë kanë ardhur, i kanë dhënë injeksione e barna që ka pasur nevojë.. Kanë ardhur shpesh, i njoh sepse edhe unë jam rast social. I kam parë disa herë që kanë ardhur”, tha ajo.
“Veç kur erdhën policia, asgjë nuk dinim të tjerët, kur e kena ditur na kur ata çdo ditë rrahen, shkojnë në polici lajmërojnë, e dinim që kanë probleme, por tash së fundmi vetëm kur e kemi parë policinë”, tha ajo.
5 vjeçari nga Lipjani për shkak të keqtrajtimit nga prindërit është duke u trajtuar në Kujdesin Intensiv Pediatrik, ndërsa sot i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik në shputat e këmbëve. Në QKUK thanë se gjendja e tij shëndetësore është stabile.
Qendra për Punë Sociale në Lipjan ka bërë të ditur se 6 fëmijët e tjerë të kësaj familje tashmë janë nën përkujdesjen e shtetit./B.Ibishi/