Kirurgu i dyshuar për ryshfet në Vushtrri, Qeveria e shkarkon nga pozita e anëtarit të Bordit në ShSKUK
Lexohet për: 1 min.
0-Mbledhja-e-Qeverise-09.03-3-of-7-5
2 vite më parë
Linku u kopjua

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se në mbledhjen e saj të 120-të ka marrë vendim për shkarkimin e anëtarit të Bordit Drejtues të Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar nga Spitali i Përgjithshëm i Vushtrrisë, Dr. Isuf Zekaj.

Ndërkaq, para disa ditësh Gjykata Themelore – Departamenti i Krimeve të Rënda në Mitrovicë, e ka caktuar masën e arrestit shtëpiak ndaj Isuf Zekajt, njërit nga kirurgët që akuzohet për marrje të parave për trajtimin e pacientëve në Spitalin e komunës së Vushtrrisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025