Kinemaja që është kthyer si pjesë e përditshmërisë në Kosovë
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua
Cineplexx, e cila gjatë gjithë vitit që lamë pas, arriti të jetë në një hap me kohën, duke sjellë mbi 130 filma të cilët kanë arritur të sjellin audiencë të madhe nga të gjitha moshat.
Në këtë kinema thonë se ndihen të lumtur që një kinema e kanë kthyer në përditshmërinë e popullit tonë.
Filmat shqiptarë gjatë vitit 2023, kanë bërë një bujë të madhe dhe janë shikuar më së shumti. Megjithatë, më i shikuari ishte “Në Kuadër të Dashurisë”.
Drejtoresha e marketingut për Cineplexx në Kosovë, Argjira Lluka thotë për KosovaPress, se 2023-ta ishte viti i rikthimit të shikuesve pas pandemisë.
Lluka theksoi se prej 130 filmave sa kanë sjellë në vitin 2023, më i shikuar ishte “Në kuadër të dashurisë”, ndërsa më pak i shikuar ishte “Dog Man”.
Ajo tregoi se gjatë 2024-së, do të sjellin IMAX, i cili është një format filmik i cili përbëhet nga një sistem kamerash me rezolucion të lartë, projektorë filmash dhe teatro filmash.
Zhanri më i shikuar i filmave gjatë vitit 2023, në këtë kinema ka qenë horror. /A.Shala/