Dialogu dhe negociatat janë “e vetmja mënyrë e mundshme” për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, i tha Kina presidentit të sapo inauguruar të SHBA-së Donald Trump, të premten.
“Ne jemi të lumtur të shohim se të gjitha palët luajnë një rol konstruktiv dhe krijojnë kushte për de-përshkallëzimin dhe zgjidhjen politike të krizës”, u tha gazetarëve në Pekin zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Mao Ning.
“Kina do të vazhdojë të promovojë bisedimet e paqes dhe është e gatshme të mbajë komunikimin me palët e tjera”, tha Mao.
Rusia nisi agresionin ushtarak ndaj Ukrainës në shkurt 2022. SHBA, nën ish-presidentin Joe Biden dhe aleatët e saj, mbështetën Kievin përmes armëve dhe financimeve të tjera dhe vendosën sanksione gjithëpërfshirëse ndaj Moskës.Kina ka refuzuar të dënojë Moskën për luftën, por bëri thirrje për respektimin e integritetit territorial dhe sovranitetit në bazë të Kartës së OKB-së.
Presidenti i ri amerikan e ka kërcënuar Rusinë me tarifa dhe sanksione të mëtejshme nëse nuk ka marrëveshje për t'i dhënë fund luftës "qesharake".