Mesazhi nga Rusia: Vendimi i Biden mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore
Bota
Lexohet për: 1 min.
Mesazh nga Rusia: Vendimi i Biden mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Vendimi i Uashingtonit për të lejuar Ukrainën të synojë Rusinë me raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore.

Paralajmërimi vjen nga zyrtari rus Vladimir Dzhabarov, nënkryetari i parë i Komitetit të Çështjeve Ndërkombëtare të Dhomës së Lartë të Parlamentit rus, në një deklaratë sonte, sipas mediave ruse.

Ai tha gjithashtu se lëvizja e presidentit amerikan do të merr përgjigje të shpejtë nga Rusia.

Presidenti rus Vladimir Putin ka kërcënuar vazhdimisht se ky vendim do të nënkuptonte një konflikt të drejtpërdrejtë midis Perëndimit dhe Rusisë dhe do të ndryshonte "thelbin e konfliktit".

Më herët, ai vuri në dukje se kërcënimi i armëve bërthamore nuk duhet të hidhet poshtë lehtë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025