Kimi Antonelli shkruan historinë për Formula 1 në Shangai
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kimi Antonelli shkruan historinë për Formula 1 në Shangai
f1
15/03/2026 - 21:02
Linku u kopjua

Kimi Antonelli ka shënuar një fitore historike në Çmimin e Madh të Kinës 2026, duke u bërë fituesi i dytë më i ri në historinë e Formula 1 në moshën 19-vjeçare.

Piloti i Mercedesit dominoi garën në Shangai, ndërsa Lewis Hamilton festoi podiumin e tij të parë me Ferrarin pas 477 ditësh pritjeje, duke mposhtur shokun e skuadrës Charles Leclerc në një duel të fortë.

Hamilton u shpreh i lumtur për këtë arritje, duke deklaruar për Daily Mail se: "Shpresoj të ketë qenë një garë emocionuese për t’u parë, sepse ishte fantastike me makinë. Më dukej sikur po garoja me go-kart, vajtje-ardhje.", duke konfirmuar se ndihet sërish në formën e tij më të mirë fizike dhe mentale.

Nga ana tjetër, gara u shoqërua me polemika të ashpra nga kampioni në fuqi Max Verstappen, i cili u detyrua të tërhiqej për shkak të një defekti në motor.

Jonathan McEvoy, pasqyroi irritimin e holandezit ndaj rregulloreve të reja hibride, të cilat ai i krahasoi me lojërat elektronike. "Është e tmerrshme. Nëse dikujt i pëlqen kjo, atëherë ai nuk e di vërtet se për çfarë bëhet fjalë në gara. Nuk është aspak argëtuese. Është Mario Kart.", u shpreh Verstappen i revoltuar, ndërkohë që dita ishte katastrofike edhe për ekipin McLaren, me Lando Norris dhe Oscar Piastri që nuk arritën as të niseshin nga vendi për shkak të problemeve elektrike.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026