Kapitenia iraninane refuzon azilin në Australi
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kapitenia iraninane refuzon azilin në Australi
New Project (4)
16/03/2026 - 15:03
Linku u kopjua

Situata rreth ekipit të futbollit të femrave të Iranit po bëhet gjithnjë e më komplekse dhe e tensionuar.

Sipas një raportimi nga Reuters, një anëtare e ekipit ka tërhequr kërkesën e saj për azil në Australi dhe do t'i bashkohet pjesës tjetër të skuadrës në Kuala Lumpur. Ky zhvillim vjen pas një jave dramatike ku gjashtë lojtare dhe një anëtar i stafit kërkuan mbrojtje nga frika e persekutimit në atëdhe, pasi refuzuan të këndonin himnin kombëtar gjatë Kupës së Azisë, në një kohë kur Irani po përballet me goditje ajrore dhe vdekjen e liderit suprem.

Ndërsa qeveria Australiane ka deklaruar se respekton vendimin e atyre që zgjedhin të kthehen, Federata e Futbollit të Iranit pretendon se ekipi mezi pret të kthehet te familjet e tyre.

Megjithatë, Sekretari i Përgjithshëm i AFC-së, Windsor John, ka bërë të ditur se për shkak të luftës në Lindjen e Mesme, ekipi nuk mund të kthehet menjëherë në Teheran dhe po kërkon destinacione alternative nga Malajzia.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026