Khan flet pas suspendimit me dy vjet për shkak të substancave të ndaluara
Lexohet për: 2 min.
Amir Khan
1 vit më parë
Linku u kopjua

Amir Khan ka folur për herë të parë pasi u publikua lajmi se ai dështoi të kalojë  një test droge pas luftës së tij kundër Kell Brook vitin e kaluar.

Ish-kampioni i botës në peshën super të lehtë rezultoi pozitiv në substancën e ndaluar ostarine dhe ai është përjashtuar nga të gjitha sportet për dy vjet, megjithëse tashmë është tërhequr nga boksi.

Duke folur për “Sky Sports Neës”, Khan tha: "Sapo kam dëgjuar për këtë tani, kështu që nuk kam asnjë koment për momentin, por do të jem në kontakt, do t'ju jap verdiktin tim."

Khan më pas u pyet nëse testi i dështuar është një pranim që ai mashtroi në ballafaqimin e tij me Brook dhe ai u përgjigj: “Unë kurrë nuk kam mashtruar, unë jam një luftëtar në pension. Në të njëjtën kohë, ju mund të shihni nga performanca ime, performanca ime kundër Kell Brook nuk ishte performanca më e mirë që kam pasur.”, shtoi ai, përcjellë KosovaPress.

Sipas UKAD (UK Anti-Doping), ostarina është një modulator selektiv i receptorit të androgjenit (SARM) i cili është një ilaç i krijuar për të pasur efekte të ngjashme me testosteronin.

Suplementet dietike që përmbajnë ostarinë zakonisht pretendojnë të nxisin ndërtimin e muskujve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025