Komandanti i Forcës së NATO-s në Kosovë (KFOR), Gjenerallejtënant Enrico Barduani ka deklaruar se situata në Kosovë është e qëndrueshme, por mbetet e me rreziqe të eskalimit të menjëhershëm, për shkak të një sërë çështjesh të pazgjidhura.
Barduani i bëri këto komente gjatë raportimit të shkurtër për përfundimin e misionit para Komitetit Ushtarak të NATO-s dhe Këshillit të Atlantikut të Veriut, të dyja në formatin e KFOR-it, në Shtabin e NATO-s në Bruksel.
Ai theksoi se situata në Kosovë është e qëndrueshme, por mbetet e nënshtruar ndaj rreziqeve të eskalimit të menjëhershëm, për shkak të një sërë çështjesh të pazgjidhura.
Barduani ka shtuar se pavarësisht sfidave në terren, KFOR ka ndihmuar për të mbajtur stabilitetin dhe për të shmangur situatat që mund të kishin çuar në incidente ose shpërthime të paqëndrueshmërisë, dhe duke kontribuar “në ruajtjen e një kornize sigurie që mund të mbështesë përpjekjet diplomatike të rëndësishme në vazhdim”.
Duke theksuar mbështetjen e vazhdueshme të NATO-s dhe KFOR-it ndaj dialogut të lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, Gjenerallejtënant Barduani vuri në dukje se: “KFOR ka treguar edhe një herë se është i gatshëm dhe i aftë të luajë rolin e tij dhe të përshtatë sipas nevojës, pasi rruga drejt sigurisë së qëndrueshme në Kosovë nuk është ushtarake por është politike.
Në Bruksel, Barduani gjithashtu u takua me kryetarin e Komitetit Ushtarak të Bashkimit Evropian (CEUMC), Gjeneral Sean Clancy, me të cilin mori në shqyrtim fushat e ndryshme të bashkëpunimit të KFOR-it me EULEX-in dhe me Operacionin Althea EUFOR në Bosnje dhe Hercegovinë.