Kjo është gjendja aktuale në Urën e Ibrit
Lexohet për: 2 min.
ura 4
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Situata në Urën e Ibrit në Mitrovicë deri tani është e qetë.  Aty shihen qytetarë duke kaluar, derisa rreth pesë vetura të karabinierëve italianë të KFOR-it po qëndrojnë mbi urë, raporton KosovaPress,

Raportohet se para një ore në Urën e Ibrit ishin të pranishme rreth tri autoblinda të KFOR-it. Kështu, ky mision ka shtuar patrullimet afër urës.

Ndërkaq, janë dy qëndrime të ndryshme sa i përket hapjes së urës, në mes ambasadorit të SHBA-së, Jeffry Hovenier dhe KFOR-it si dhe qeverisë së Kosovës.

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë  se ekziston një rrezik real i lidhur me hapjen e urës në Mitrovicë në këtë kohë, që mund të ndikojë në sigurinë e ushtarëve të NATO-s, përfshirë ata amerikanë.

Ndërsa, sot në mbledhjen e qeverisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se hapja e urës nuk është kundër askujt, aq më pak kundër partnerëve të Kosovës, e shtet ynë është shtet normal dhe urat e saj duhet të jenë normale, që do të thotë të hapura.

Të martën, zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka deklaruar se Ura mbi lumin Ibër është stabile, e qëndrueshme dhe funksionale.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024