Ushtarët polakë dhe amerikanë në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO zhvilluan aktivitete trajnuese për të testuar procedurat e evakuimit mjekësor në Kampin Novo Selo.
Kjo u bë e ditur në njoftimin e KFOR-it, në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook.
Më tutje në njoftim thuhet se KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij - bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 - për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë.
KFOR-i thotë se vepron si reagues i tretë i sigurisë, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin për Sundim të Ligjit të Bashkimit Evropian (EULEX), të cilët janë respektivisht reaguesit e parë dhe të dytë të sigurisë.