KFOR-i dënon sulmet ndaj gazetarëve: Policia përgjegjëse për sigurimin e sundimit të ligjit
Lexohet për: 3 min.
96121685432102
1 vit më parë
Linku u kopjua

Misioni i KFOR-it ka dënuar ashpër sulmet e djeshme ndaj gazetarëve në Leposaviq.

KFOR-i ka theksuar se liria e shtypit dhe liria e shprehjes janë vlera themelore që duhet të respektohen nga të gjithë.

Misioni i KFOR-it ka bërë thirrje për përmbajtje nga dhuna ose veprimet që mund të çojnë në përshkallëzim të mëtejshëm dhe të sigurojnë që mediat të mund të kryejnë punën e tyre themelore në mënyrë të sigurt.

“Pas incidenteve të 29 majit, kur një numër i madh i paqeruajtësve të KFOR-it u plagosën në sulme të paprovokuara, trupat e KFOR-it janë vendosur rreth ndërtesave të komunave veriore për të ndihmuar në parandalimin e përleshjeve të mëtejshme. KFOR-i mbetet reaguesi i tretë dhe Policia e Kosovës mbetet përgjegjëse për sigurimin e sundimit të ligjit në mbarë Kosovën. KFOR-i vazhdon të kryejë mandatin e tij në mënyrë të paanshme, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, dhe mbështet plotësisht dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, si e vetmja rrugë përpara.  Gjithashtu, komandanti i KFOR-it është në kontakt të rregullt me të gjithë homologët e tij kryesorë, përfshirë përfaqësuesit e institucioneve dhe organizatave të sigurisë në Kosovë, si dhe me përfaqësues të Forcave të Armatosura të Serbisë, Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), OSBE-së, dhe komunitetit diplomatik.”, është bërë e ditur në reagimin e KFOR-it.

Dje (16 qershor) në Leposaviq janë sulmuar ekipet e mediave.  Policia ka informuar se në afërsi të komunës së Leposaviqit nga individë dhe grupe kriminale janë sulmuar fizikisht në mënyrë brutale 9 gazetarë të mediumeve të ndryshme të Kosovës dhe është hedhur një mjet, dyshohet shok bombë. “Bazuar në informacionet e deritanishme bëhet fjalë për nëntë gazetarë të sulmuar të cilët kanë qenë me detyrë zyrtare duke përcjellë zhvillimet pranë komunës së Leposaviqit, ku disa prej tyre përveç shqetësimeve kanë pësuar edhe lëndime të ndryshme trupore, si dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, është bërë e ditur nga PK./KosovaPress

https://kosovapress.com/admin/pk-sulmohen-nente-gazetare-ne-leposaviq-disa-moren-trajtim-mjekesor/
https://kosovapress.com/admin/gazetarit-ia-thyejne-krahun-protestuesit-ne-leposaviq/
https://kosovapress.com/admin/sulmi-ne-leposaviq-i-lenduar-edhe-kameramani-i-teve1/
https://kosovapress.com/admin/gazetarja-e-rtv-dukagjinit-dorentina-thaqi-sulmohet-me-gure-ne-koke/
https://kosovapress.com/admin/ekipi-i-indeksonline-sulmohen-nga-protestuesit-ne-leposaviq/
https://kosovapress.com/admin/sulmohen-mediat-ne-leposaviq-kameramani-i-rtk-se-peson-lendime-te-renda-ne-koke-dhe-trup/
https://kosovapress.com/admin/rohde-pse-lista-serbe-nuk-po-reagon-per-sulmet-ndaj-gazetareve/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025