KF Llapi mbledh 3 pikë jetësore kundër Dukagjinit
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
KF Llapi mbledh 3 pikë jetësore kundër Dukagjinit
llapi
15/03/2026 - 19:08
Linku u kopjua

Në kuadër të xhiros së 24-të të Superligës së Kosovës, KF Llapi ka shënuar një fitore të rëndësishme si mysafir kundër Dukagjinit me rezultat 1-2.

Ndeshja nisi vrullshëm për mysafirët, ku Sadriu shënoi që në minutën e parë të takimit. Ndonëse Dukagjini u rikthye në lojë me golin e barazimit nga Berisha në minutën e 53-të, goditjen përfundimtare e dha Ademi, i cili në minutën e 88-të siguroi tri pikët e arta për llapjanët.

Me këtë fitore të arritur këtë të diel, KF Llapi mbledh 29 pikë, duke u pozicionuar në vendin e shtatë dhe duke u shkëputur gradualisht nga zona e rrezikut.

Në anën tjetër, Dukagjini mbetet në vendin e gjashtë me 33 pikë, duke vazhduar një ecuri negative pa fitore në pesë ndeshjet e fundit. Lufta e fortë për kreun e tabelës vazhdon të mbetet mes FC Ballkanit dhe Dritës, të cilat udhëheqin kampionatin me nga 42 pikë secila.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026