KF Lepenci rikthehet zyrtarisht në Ligën e Parë
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
KF Lepenci rikthehet zyrtarisht në Ligën e Parë
Pas një sezoni të jashtëzakonshëm të mbushur me sakrifica dhe luftë të madhe në fushë, KF Lepenci ka siguruar edhe matematikisht rikthimin e madh në Ligën e Parë të Kosovës.
Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate zyrtare të lëshuar nga klubi kaçanikas në faqen e tyre në Facebook, menjëherë pas triumfit të madh si mysafirë kundër KF Fushë Kosovës.
Ky sukses historik ka ndezur festën në qytetin e Kaçanikut, ndërsa kryesia e klubit ka shprehur mirënjohje të thellë për të gjithë ata që kontribuan në këtë rrugëtim. Një falënderim i veçantë në komunikatë i është dedikuar kryesisë në krye me Jenuz Belen, si dhe shtabit teknik nën udhëheqjen e trajnerit Astrit Fazliu, të cilët me përkushtim dhe besim e udhëhoqën ekipin drejt objektivit madhor.
"Secili kontribuoi sadopak që Lepenci sot të rikthehet aty ku e ka vendin, në një rang më të lartë të futbollit kosovar. Ky sukses është i të gjithëve. Ky është vetëm fillimi. Forca Lepenci!" – thuhet në përmbylljen e njoftimit zyrtar të klubit.
KosovaPress